FOTOT+VIDEO: Peshkaqenët protestojnë për cironkat! Të qash apo të qeshësh kur sheh kush “po godet korrupsionin” para Bashkisë?!

Veç Argitës që nuk i mbaron lista e pasurive të dala gjatë hetimit të SPAK dhe Metës apo të tjerëve që janë peshkaqenët e korrupsionit shqiqtar, në protestën e sotme të foltores para Bashkisë së Tiranës shihen edhe të “fortit që të thyejnë në mes”.
Ndër kryesorët që shfaqen kundër policëve, është Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president.
Kurse Meta, ka marrë situatën në dorë duke bërtitur në qendrën e improvizuar të zërit dhe i ka puthur dorën “Nënë Lizës” që u bë e njohur, për protestën kundër ndërtimit të unazës së re.
Peshkaqenët po protestojnë kundër cironkave.
