Gazetari zbulon SKANDALIN që do të dalë në dritë këto ditë/ Gjyqtarët e PËRGJUAR kanë komunikuar me..

Gazetari Besir Çollaku ka folur së fundmi për gjykatat dhe hetimet e SPAK në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”.
Drejtuar pyetjes së gazetares se cili ishte halli i opozitës ai u shpreh se halli më i madh i opozitës është lirimi i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Sipas gazetarit ish-kryeministri është duke u mbajtur i izoluar pa prova, pa akuza dhe pa fakte. “Një ekip prokurorësh nuk na kanë ofruar, nuk kanë gjetur prova, nuk na kanë ngritur një akuzë zyrtare, është një person në hetim por nuk ka një akuzë zyrtare,nuk ka prova” tha gjatë intervistës gazetari
Kur kjo çështje ka dhe shkelje ligjore gjatë rrugës, ky precedent ka rrezik kanosës i cili nuk ka mundësi për t’u mbrojtur. Gazetari gjithashtu ka folur dhe në lidhje me prokurorët, gjykatësit duke i quajtur “të rihetuar” duke u votuar me frikë. Ky investim për reformën , sipas gazetarit, është investim shqiptar por me mbështjetje Amerikane dhe Bashkimit Europian.
“Janë bërë ndryshime pa konsesnsus, largime politike, kujtojme 2 gjëra pikante që vinë nga mazhoranca jo nga opozita” ka thënë gazetari. Gjithashtu ai në intervistë ka përfshirë edhe zv kryeministrin Ahmetaj, i cili është në arrati, duke thënë se ai ka shprehur gjithashtu shqetësimin e tij në lidhje me reformën. “Unë isha aty dhe e di sesi është bërë largimi i prokurorëve dhe gjykatësve me telefonata dhe mesazhe. Pra ai dekospironte ndikimin e pushtetit dhe mazhorancës te procesi i vetingut dhe kjo është jo pak e rëndësishme” shtoi Çollaku.
Gjithashtu ai ka thënë se në vend ka administrata, bashki të cilat kanë akuza zyrtare për bashkëpunime me krime dhe vjedhje. “Aksesi i mafiozit është i njëjtë me atë të zyrtarit atëhere ne nuk kemi qeverisje as qendrore as lokale kemi organizatë kriminale të qeverisë së vendit. Kemi një numër të madh akuzash për shpërdorim detyre” ka përfunduar fjalën gazetari.