“Gjithë hallin Rithemelimi e ka të çlirojë Berishën”, Roland Bejko: Duan ta zhdukin PD-në sepse ne…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko tha se Rithemelimi, po u thotë qytetarëve në bazë se opozita e tyre do të jetë për çlirimin e Sali Berishës.

“Ju kanë thënë që të qëndrojnë fort dhe gjithë strategjinë që duhet të ketë opozita e tyre të jetë për çlirimin e Sali Berishës. Gjithë hallin e kanë të çlirojnë Sali Berishën”,- tha Bejko në emisionin ‘Frontline Interview’ në Report Tv.

Bejko po ashtu iu rikthye edhe fushatës parlamentare në zgjedhjet lokale të 14 majit, ku hodhi dyshime për financimin e fushatës së Sali Berishës.

“Ku i gjeti paratë Sali Berisha. Unë nuk dukesha gjëkundi se nuk e financoja dot. Ku i gjetën këta paratë për ngritjen e skenave gjigande.

Këta janë bashkë. Oligarkët janë bashkë. Duan të mos ketë asnjë zë. Duan ta zhdukin PD-në sepse ne përfaqësojmë të ndryshimin e tyre, nëse ata janë oligarkët ne jemi kundër oligarkëve”, shtoi Bejko.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT