Gjykon Dumanin dhe dosjen “Metamorfoza”, SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar ditën e sotme përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula nga gjykimi i çështjes “Metamorfoza”.
SPAK kërkon që gjyqtarja të mos gjykojë Nuredin Dumnain dhe 20 personat e tjerë të përfshirë në këtë çështje, për shkak se rezulton në konflikt interesi.
Raportohet se Shedula ka njohje me njërin prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra. Në këto raste, SPAK i jep kështu përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri
Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dhe 20 personat e tjerë akuzohen për vepra të rënda penale, në kuadër të organizatës kriminale.