I dha tenderin kompanisë së dy ish-drejtorëve të bashkisë, paraqitet në SPAK Deborah Keçi

Deborah Keçi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO-së për rivlerësimin e masës së sigurisë.

Keçi akuzohet për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se favorizoi kompaninë së dy ish-drejtorëve të bashkisë, ai i Ujësjellësit, Redi Molla dhe i IKMT-së Mariglen Qato në një proces tenderimi, ndërsa tashmë është pezulluar nga detyra si drejtoreshë e klubit shumësportësh Tirana.

Nga hetimet ka rezultuar se Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, Deborah Keçi, ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.

“Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja D.K. (Deborah Keçi) në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Shtetasja D.K. ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor M. administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i dhënë titullari i autoritetit kontraktor shtetasit N.M user-at e anëtarëve të KVO-së”, njoftoi SPAK.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT