“Jam i prekur”/ Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, reagon ministri Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas aksidentit tragjik me 8 viktima në Këlcyrë, ku humbën jetën drejtuesi i mjetit dhe 7 refugjatë nga vendet e treta.

Bala shprehet se shkak për aksidentin ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën, shoferi Edison Bregaj po drejtonte mjetin për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë në atë zonë.

“Jam i prekur nga aksident i ka humbur jetën 7 emigrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkë me ta edhe drejtuesi i mjetit, një shtetas shqiptar. Nga komunikimi që kam pasur me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit rezulton që aksidenti të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë tej normave të drejtuesit të mjetit që ka tentuar të shmangë kontrollet e shumta policore në atë zonë. Në këtë tentativë ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka ndodhur aksidenti.

Ndjek keqardhje kur thonë që policia nuk ka kontrollin e territorit, policia nuk kap personat e përfshirë në akte të ndryshme kriminale. Nëse korridoret e trafikimit të emigrantëve të paligjshëm prekin vendet edhe vende anëtare të Bashkimit Europian, sepse emigrantë në fjalë vinin nga një vend anëtar i Bashkimit Europian në një prej pikave kufitare të Shqipërisë”, tha Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT