Ka thënë a s’ka thënë JO? Si i përgjigjet vajza e Berishës pyetjes nëse do vihet në krye të Rithemelimit

Megjithëse janë të vetmit të privilegjuar nga drejtësia e re me arreste shtëpiake Argita Malltezi u shpreh sot gjatë një konference për shtyp se për çështjen e masave të sigurisë për Sali Berishën dhe për Jamarbër Malltezin, “do i drejtohen Gjykatës Kushtetuese”.
“Unë sot nuk kam asnjë dyshim për kapjen e sistemit të drejtësisë në të gjithë zinxhirin e saj. Për kapjen e Gjykatës së Lartë, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Por është detyrë e secilit prej nesh të besojmë dhe të shpresojmë për normalitetin. Ne betejat i bëjmë dita-ditës. Kjo është një betejë për ta fituar. Do fitojmë njëherë këtë betejë dhe nuk kam asnjë dyshim që do fitojmë, pavarësisht se cilat do jenë modalitetet dhe ulje-ngritjet që do kemi,” tha Malltezi.
E pyetur nëse do futet në politikë, ajo tha se nuk do hezitojë të bëjë atë që duhet bërë.
“Unë nuk kam thënë në mënyrë kategorike JO ndonjëherë, kam thënë që politika nuk është në planet e mia të ardhshme. Unë mendoj se kontributi i gjithsecilit mund të jetë edhe pa u angazhuar në politikë, duke mbështetur kauza të caktuara.
Kuptohet që unë tani jam një njeri i angazhuar politik për shkak të rrethanave familjare. Për sa i përket rrethanave, unë nuk do të hezitoj të bëj atë që duhet të bëj,” tha Argita, duke djegur perfundimisht shpresat e Gazit, per te pasuar Berishen ne krye te Rithemelimit.