Krimi tronditës në Gjermani/ Shqiptari vrau serbin pasi humbi në kumar? Çfarë zbuluan hetimet

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gjermani, ku shqiptari Rrustem Llapi vrau me armë zjarri shtetasin serb Aleksandër Stefanoviç.

Mësohet se shkak për konfliktin mes tyre është bërë një borxh prej 15 mijë eurosh, para të cilat shqiptari nga Kosova i kishte humbur në kumar. Sipas medias gjermane “Bild”, pasi ka humbur paratë, shqiptari është larguar nga lokali në pronësi të serbit dhe më pas është kthyer me armë. Pas ka debatuar me serbin brenda lokalit, kanë dalë të dy jashtë për tu sqaruar, por në këtë moment, Llapi ka nxjerrë armën duke e qëlluar disa herë serbin.

Mediat gjermane kanë raportuar të hënën se viktima ishte edhe reper dhe i pëlqente të prezantohej në internet si ” gangster” i vërtetë. Ai kultivonte një imazh si biznesmen pasanik, herë pozonte me një Ferrari, herë me xhipa të mëdhenj.

Ndërkaq, Rrustem Llapi është një shqiptar nga Podujeva, i cili në rrjetet sociale publikonte shpesh video në Tik-Tok në të cilat shfaqej herë në Kosovë, e herë në Gjermani.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT