Kurti dhe Rama në një luftë të fshehur?! Studiuesi: Ja çfarë u kuptua nga ndërhyrjet në Maqedoninë e Veriut

Në emisionin “Breaking” në Top News, ishte i ftuar sot studiuesi Enver Bytyçi, i cili ka folur për zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut dhe për ndikimin e Albin Kurtit.

Ndërhyrjen e kryeministrit të Kosovës ai e cilësoi si një shpallje luftë për Edi Ramën, pasi sipas tij Kurti donte të eklipsonte ndikimin e kryeministrit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

“Lëvizja e Kurtit për të ndikuar tek faktori shqiptaro-ballkanik por mbi të gjitha në Maqedoninë e Veriut, është pozitiv sepse përballë ndikimit të Kurtit ekziston ndikimi i Ramës. Ndikimi i Ramës ka shkuar në drejtimin jo të duhur, pasi po ndihmon në ngritjen e prestigjit të Serbisë në rajon. Prandaj mendoj se Kurti bëri një lëvizje të duhur. Përballë këtij agresioni duhej reaguar për të penguar ndikimin e Ramës në partitë politikë në Maqedoninë e Veriut, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Kjo është një lëvizje e qëlluar, e dobishme për interesat e kombit shqiptar. Përçarjen mes partive në Maqedoninë e Veriut nuk e krijoi Kurti, ajo ekzistonte, asnjëherë nuk kanë qenë këto parti politike të bashkuara, përveç se në vitin 1999. Kurti ka dashur të eklipsojë ndikimin e Ramës, është një luftë e heshtur me principe të kundërta, jo për ndikimin personal.”- tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT