Lidhje me oligarkët Rusë? Kosova i mbylli në 2019, pse Shqipëria lejon “mikrokreditë”

Aktiviteti i mikrokredive është kthyer në një shqetësim vitet e fundit në Shqipëri pasi banka e Shqipërisë vendosi ti heqë licencën e aktivitetit një prej partnereve të Raiffeisen Bank, që abuzoi me aktivitetin dhe nuk bëri transparencë sipas ligjit.
Sipas bankës së Shqipërisë, Micro Credit Albania nuk kishte caktuar kufizimin e penaliteteve në masën 30% të detyrimit kontraktor siç e parashikon kredia konsumatore, si dhe nuk ka një databazë me të dhëna të plota dhe të përditësuara për të gjithë klientët e tij – shkelje të rregullores “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”. KLIKO PER ME SHUME INFORMACION
Por si kompania që iu hoq licenca, në vend në të njëjtin sektor, operojnë edhe subjekte të tjera si Kredo, NOA apo Fondi Besa. Të gjitha të raportuara për ankesa të shumta nga qytetarët që detyrohen të paguajnë disa fish “kreditë me zero interes” të reklamuara nga këto subjekte.
Rasti më sinjfikativ është ai i “Kredo” një subject që vazhdon të veprojë në Shqipëri, edhe pse Kosova, ia ka vënë kycin duke i mbyllur aktivitetin që prej vitit 2019, për shkak se “varfëroi qytetarët”.
Kredo aktualisht, zotërohet në 91 për qind të aksioneve nga AS “Eleving Consumer Finance Holding” (ish “AS “NF Capital”. Ndërkohë ish zotërues i saj me 100 për qind, ka qenë Aigars Kesenfelds.
Mediat e Kosovës, kanë shkruar shumë për Aigars Kesenfelds, milionerin letonez i cili ka në pronësi “Monegon”, është gjithashtu pronar i vërtetë i rreth 100 kompanive të ndryshme në Letoni.
Të dhënat zyrtare të disponueshme në bazën e të dhënave të SRS në Letoni tregojnë se Aigars Kesenfelds hyri thellë në biznes privat pasi la administratën shtetërore gjatë krizës, ku ai punoi nga viti 2005 deri në vitin 2009. Në moshën 21 vjeçare, Aigars Kesenfelds filloi të punojë për Këshillin e Qytetit të Liepāja, shkruan Gazeta Sinjali.
Tashmë Aigars Kesenfelds është pronari i vërtetë i 100 ndërmarrjeve të regjistruara në Letoni, mes tyre kompani huadhënëse jo-bankare si “AS Mogo”, platforma e huave të ndërsjella “AS Mintos Marketplace” dhe ndërmarrjeve të tjera të lidhura me hotele në qytetin Liepaja, sikurse “SIA Promenade Hotel” si dhe shumë kompani fitimprurëse me kapital të madh financiar.