Me burrin e vajzes tezes në makinë: Ilir Meta emëron në parti kushurinjtë e tij

Ilir Meta ka publikuar një video në faqen e tij gjatë mëngjesit ku shkruan: “Mirëmëngjes të dashur miq!
Së bashku me Sekretarin për Pushtetin Vendor, Petrit Sina, drejt Lezhës së 2 Marsit për të takuar delegatēt e Konventës Kombëtare historike të 27 Prillit”.
Në të vërtetë, ai që ka shofer sot Meta e ka Petrit Sinaj, por kur është fjala për mbiemrat që mbarojnë me J, Ilir Meta e “harron” siç ka bërë edhe për veten e tij pasi në pasaportë e ka me J në fund.
Personi i emëruar së fundmi zyrtar në Partinë e Lirisë, është burri vajzes tezes se tij, burri i kushërirës së parë të Ilir Metës.
Petrit Sinaj ka qenë për vjet nga 2015-2019, kryetar i bashkisë së Beratit, i vënë nga LSI kur ishte në koalicion me PS-në.
Ilir Meta po flet pa fund kundër nepotizmin dhe “largon” kushërinjtë e Monikës, të cilët po i zëvendëson me të afërmit e familjes dhe fisit të tij.
Siç ka bërë me burrin e kushëririt të parë që e ka emëruar sekretar për pushtetin vendor.
TemA