“Mollë sherri” një vajzë! Publikohet FOTO e 18-vjeçarit që vdiq pasi u qëllua me thikë në kraharor

Personi që shihni në foto është 18-vjeçari Aureljo Dervishi, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme pasi u qëllua me thikë në kraharor pas një sherri me disa bashkëmoshatarë.

Policia ka arritur të identifikojë dhe të shoqërojë në polici pesë persona të përfshirë në konflikt, të cilët janë ende duke u marrë në pyetje. Konflikti ka ndodhur mes disa të rinjsh në rrethin e Shkozës, të cilët kanë qenë duke lëvizur me dy automjete.

Paraprakisht, dyshohet që molla e sherrit ka qenë një vazjë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhenie me një djalë tjetër.

Në sherrin e djeshëm, Dervishi kishte shkuar për të mbështetur shokun e tij, por përfundoi duke mbetur viktimë. Të rinjtë janë përleshur fillimisht fizikisht, p[or pasi nuk ek naë mundur dot me grushtë 18-vjeçarin, e kanë qëlluar me thikë në kraharor. 18-vjeçari ka marrë plagë thike dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Të rinjtë kanë qenë duke udhëtuar me dy makina te ndryshme, dhe janë përballur dhe konfliktuar më pas. Viktima ka qenë pasagjer në një prej mjeteve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT