Ndodhet e bllokuar në Izrael, flet drejtoresha e Përgjithshme e Turizmit: Jam me vajzën e vogël

Drejtoresha e Përgjithshme e departamentit të Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Herida Duro, së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh, janë dy nga tetë shqiptarët të cilët kanë mbetur të bllokuar në Tel Aviv.

Për Top Channel Duro mësohet të ketë thënë se është e qetë vetëm për faktin që të voglën e saj e ka pranë vetes.

 “Është e vogël ende në gji, por jam më e qetë që është me mua se sa të mos e kisha”, ka thënë ajo.

Mes shqiptarëve të bllokuar në Tel Aviv, ka operatorë turistikë të cilët duhet të niseshin nga aeroporti i kryeqytetit izraelit në orën 5 të mëngjesit të sotëm, por për shkak të sulmit nga Irani fluturim ii tyre u anulua.

 “Kemi ardhur që të enjten, por fluturimi i sotëm për kthimin u kancelua, ndërsa po presim të nisemi në mbrëmje për në tiranë”, kanë thënë ata.

Sipërmarrësit shqiptarë dhe punonjësit e ministrisë kishin shkuar në Izrael për të marrë pjesë më aktivitet turistik “Albania all senses” me ftesë të ambasadores shqiptare Meri Kumbe në bashkëpunim me autoritetet izraelit, ku ishin të pranishëm edhe operatorë turistikë izraelitë.

Mes zyrtarëve të bllokuar është edhe Herida Duro, drejtoresha e përgjithshme e departamentit të turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit së bashku me vajzën e saj të vogël, dhjetë muajsh.

Shqiptarë u morën në sigurinë e autoriteteve vendase dhe po strehohen në kryeqytetin izraelit  në një strukturë akomoduese të sigurt që ndodhet në një zonë pranë me ambasadën amerikane, në hotelin Kempinski në Tel Aviv në pritje të udhëtimit të tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT