“Nëse do presë kokën e ish-gruas…”/ Analisti tregon çfarë fshihet pas sulmeve të Metës ndaj Kryemadhit

Analisti Ergys Mërtiri ka analizuar në “Top Story” deklaratat e fundit të Ilir Metës drejt bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi dhe drejt SPAK-ut.

“Shtrohet pyetja ‘Cilat koka do priten’? Është Monika kundër Ilirit dhe këtu kërkohet koka e Monikan Kryemadhit, nëse ai do presë kokën e ish-gruas, sepse ka një ndarje politike që po e marr në planin njerëzor. Do kursehet Monika, por jo njerëz prapa Monikës. Tani e konstatoi nepotizmin Ilir Meta? Një masë e konsiderueshme është biznes familjar aty, nga ana tjetër nuk mund të themi, Ilir Meta ka ndërruar emrin dhe po e rithemelon për së dyti.

Gjithçka që po thotë nuk është bindëse. P“Nëse Meta do presë kokën e ish-gruas…”, analisti Mërtiri: Kreut të PL-së po i rrëshqet situata nga dora, po fsheh diçka tjetër. Të gjitha këto tregojnë që nuk është i qartë. Ose fsheh diçka tjetër, ka halle të tjera, ose ka humbur busullën nuk di çfarë bën. Dhe në daljet televizive, ose humbet fare, ose mbyt ekranet. Partia e Lirisë është në udhëkryq dhe Meta ka nevojë të lëvizë truallin se diçka po i ikën nga duart”-u shpreh analisti Ergys Mërtiri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT