Ngjela në një rrëfim ndryshe, për herë të parë zbulon detajin nga jeta personale: Kujtimet e të dashurave më “nxirrnin” nga burgu, pse s’mbaj foto të tyre

Si asnjëherë më parë, Spartak Ngjela vjen këtë mbrëmje në një rrëfim ekskluziv në Top Story me Grida Dumën.

Në krye të intervistës ai u ndal në kujtimet e tij nga burgosja, teksa për herë të parë rrëfeu një detaj nga jeta private dhe mendimet që e bënin “të dilte nga qelia”.

“Të them një gjë që se kam thënë kurrë më parë. Në momentet që je i izoluar, të vetmet kujtime që të nxjerrin jashtë burgut veç prindërve, janë të dashurat. Të kthehen me intensitet të madh. Më zërin e tyre, jo në kuptim real, por një eko që e ndjen dhe pastaj i bën analizën vetes. Por problemi qëndron se të jep anën artistike që je jashtë.

Jam ndarë dhunshëm nga e dashura kur u arrestova. U ndamë s’kishim ç’bënim. Nuk mbaj foto, dashuria është sublime, foto është individuale në moment që kanë familje, fëmijë, nuk bëhet”, tha ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT