Nuk është Shqipëria, Dua Lipa nderohet me një statujë nga ky shtet: Bukuroshja dhe këngëtarja… (FOTO)

Ajo është një ndër këngëtaret më të famshme në estradën muzikore, e cila kohët e fundit po korr suksese të njëpasnjëshme. Është fjala për Dua Lipën që së fundmi është nderuar me një statujë prej dylli në muzeun “Madame Tussauds Istanbul”, në Turqi.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë faqja zyrtare e muzeut, ku tregon se u desh rreth një vit që të bëhej kjo skulpturë.
“Bukuroshja dhe këngëtarja fituese e çmimeve “Grammy” Dua Lipa u përjetësua në Madame Tussauds Stamboll! Me kostumin e saj me shkëlqim blu të errët, të qëndisura, çizmet e zeza dhe gjerdanin verbues, nuk do të mund ta dalloni figurën e dyllit, e cila u desh rreth një vit për t’u bërë, dhe duket si e vërtetë!”– shkruhej në faqen zyrtare të muzeut.
Në skulputurë këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare kishte veshur një nga veshjet e saj të tourit “Future Nostalgia”, e cila e shoqëroi Duan në të gjitha koncertet ku ajo promovoi hitet e saj më të suksesshme.