“Nuk ka vend për dhunë”/ Ambasada e SHBA “shuplakë” deputetëve të Berishës pas protestës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka dënuar dhunën në protestën e organizuar nga “Rithemelimi” para bashkisë Tiranë, ditën e sotme.
Nëpërmjet një reagimi, ambasada e SHBA-ve, dënon dhunën dhe shprehet se nuk ka vend për akte të tilla. Ndër të tjera, u bën thirrje aktorëve politike të refuzojnë çdo formë dhune.
Kujtojmë se deputetët e grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe disa nga Partia e Lirisë së Ilir Metës hodhën bomba molotov drejt godinës së bashkisë, e po ashtu u përplasën fizikisht me policinë në përpjekje për të hyrë në bashki.
Reagimi i Ambasadës së SHBA:
Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme.