“Pazar mes PS dhe Rithemelimit”/ Basha kundër amnistisë penale: U shërben zyrtarëve të akuzuar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur ditën e sotme kundër ligjit për amnistinë penale.
Nga hyrja e Kuvendit, Basha e cilësoi këtë nismë si një pazar mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit, nga e cila përfitojnë zyrtarët e akuzuar dhe jo protestuesit.
“Të gjithë e dimë që korrupsioni ka një përgjegjësi, duke administruar dalin hapur petët e lakrorit, pazari me PS, aleancë anti-Spak, ku shqetësimi është të dënuarit antikorrupsion, ti largohet këtij pazari të ndryrë, një kamerdare për Edi Ramën, një aleancë anti spak, PD e refuzon këtë Pazar dhe nuk mund të jetë pjesë e kësaj pseudo amnistie ku përfitojnë zyrtarët e akuzuar, por jo protestuesit”, tha Basha.
Kujtojmë se grupi i “Rithemelimit” deklaroi ditën e djeshme votat pro amnistisë, teksa Gazment Bardhi i dërgoi socialistëve dhe 3 propozime.