Përfundon takimi i kabinetit të luftës së Izraelit, ja vendimi që u mor për përgjigjen ndaj Iranit

Mbledhja disa orëshe e kabinetit të luftës se Izraelit përfundoi të dielën ne mbrëmje pa një vendim per ti dhene përgjigje sulmit të Iranit, tha një zyrtar izraelit.
Kabineti është i vendosur të përgjigjet – por ende nuk ka vendosur për kohën dhe qëllimin.
Zyrtari tha se ushtria izraelite është ngarkuar të dalë me opsione shtesë. Më vete, një zyrtar i lartë i administratës Biden u tha gazetarëve se një zyrtar izraelit konfirmoi se vendi i tij nuk po kërkon të përshkallëzojë ndjeshëm përballjen me Iranin.
“Unë mendoj se Izraeli na e bëri të qartë se nuk po kërkon një përshkallëzim të rëndësishëm me Iranin. Kjo nuk është ajo që ata po kërkojnë.
Ata po kërkojnë të mbrojnë veten dhe të mbrohen”, tha zyrtari i lartë i administratës.
Ministri i kabinetit të luftës të Izraelit, Benny Gantz, tha më herët të dielën se Izraeli “do të kërkojë një çmim nga Irani në një mënyrë dhe kohë që na përshtatet neve”.
Vendet e G-7: Irani po destabilizon Lindjen e Mesme, rrezik përshkallëzimi
Udhëheqësit e vendeve të G7 akuzuan Iranin për një hap të mëtejshëm “drejt destabilizimit të rajonit”, duke shtuar se Teherani “rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal”.
“Kjo duhet të shmanget”, shtohet në deklaratën e lidereve te vendeve anetare te G7.
“Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.
Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre dhe jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme tani dhe në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese.”
Vendet e G-7 dënojnë sulmin e Iranit, por i bëjnë thirrje Izraelit për vetëpërmbajtje
Vendet e G-7 kane denuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit ne takimin e mbajtur diten e sotme onlline.
Pas një video-konference të mbajtur nga udhëheqësit e G7, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha se grupi i vendeve “dënuan njëzëri” sulmin me dron dhe raketa, por shtoi se “të gjitha palët duhet të ushtrojnë përmbajtje”.
“Ne do të vazhdojmë të gjitha përpjekjet tona për të punuar drejt de-përshkallëzimit.
With #G7 leaders, we unanimously condemned Iran’s unprecedented attack against Israel.
All parties must exercise restraint. We will continue all our efforts to work towards de-escalation. Ending the crisis in Gaza as soon as possible, notably through an immediate ceasefire, will… pic.twitter.com/BIcrwDWxyV
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 14, 2024
Përfundimi i krizës në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht përmes një armëpushimi të menjëhershëm, do të bëjë një ndryshim”, shtoi Michel.
Ai tha gjithashtu se situata në rajonin e gjerë, përfshirë Libanin, do të diskutohet në Këshillin Evropian javën e ardhshme.
Me shume informacion mbi kete teme do te gjeni tek mbulimi i ngjarjeve ore pas ore nga Lajmifundit.al: