“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja, i kam mbyllur derën njerëzve

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë.
Teksa theksoi se për këtë parti nuk është nevoja të “priten koka”, duket se kryemadhi mesazhe të forta i ka dhënë dhe kreut të kësaj partie.
Kryemadhi është shprehur ironikisht se ‘tradhtarja’ brenda ajas partie është ajo dhe se vetë ajo i ka mbyllur derën pjesës më të madh prej anëtarëve.
Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit në mbledhjen e Komitetit të PL:
Unë di që parti politike është bashkim vullnetar dhe jo përjashtim, nëse ndonjëri nga ju më gjen një fjalë për nepotizëm unë tërhiqem, por nëse nuk ekziston, do t’u sugjeroja personave që e kanë hartuar, të ma argumentojnë. Nepotizmi ka të bëjë me qeverisjen dhe jo parti politike. Çështja e nepotizmit është metodologji për të larguar njerëz që kanë kontribute. Meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi në një parti politike, servilizmi dhe të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të ri. Tradhtarët në krye të PL që ndër ta jam unë, u ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën, djem e vajza të reja.
Ajo që dua të theksoj, mendoj se prioritetet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë, përfshirja e të gjithëve edhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. S’ka nevojë për prerje kokash, se s’ka ca kokash të presim, ka nevojë për hapje.