Renditja/ Rama shpërndan statistikat: Po ngjitemi gjithnjë e më lart. Shqipëria, gati për të mirëpritur botën

Shqipëria kryeson listën e vendeve për rritjen e trafikut të pasagjerëve në muajin Shkurt krahasuar me vitin 2019. Nuk bëhet fjalë për pak, por për një rritje prej 227.9%.
Është kreu i qeverisë Edi Rama që shpërndan statistikat dhe që në rrjetet sociale shkruan se Shqipëria po ngjitet gjithnjë e më lart. Sipas kryeministrit, vendi ynë është gati për të mirëpritur gjithë botën.
“Gjithnjë lart e më lart! Krenarë të ndaj me ju se Shqipëria kryeson në rritjen e trafikut të pasagjerëve edhe për muajin shkurt, krahasuar me 2019. Vendi ynë i bukur është i hapur, vibrant, dhe gati për të mirëpritur botën”, tha Rama./m.j
We’re soaring higher and higher
Proud to share that Albania leads also in February passenger traffic growth compared to 2019
Our beautiful country is open, thriving, and ready to welcome the world#TravelAlbania #AlbaniaAllSenses pic.twitter.com/un4ie19yBD
— Edi Rama (@ediramaal) April 16, 2024