Sekuestrohen pasuritë e polakes në Tiranë, gruaja e gjermanit të kërkuar për mashtrim në 5 shtete!

Prokuroria e Tiranë ka sekuestruar pasuritë e shtetases polake, Anna Morgenstern në Shqipëri.

Ajo akuzohet për veprën penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Bashkëshorti i polakes, Stephan Morgensen  së bashku me disa persona të tjerë me anë të një skemi piramidale dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 28 milion euro, para këto që janë investuar për të blerë prona edhe në Shqipëri.

Stephan është i kërkuar për mashtrim financiar dhe i arrestuar në aeroportin e “Rinasit” më datë 21.08.2023.

Sipas informacionit të referimit “Interpol” dhe prokurorë nga pesë vende të ndryshme, kanë punuar për kapjen dhe bllokimin e aseteve të këtij shtetasi në Dubai.

Pasuritë e sekuestruara janë:

-Pasuria nr.590/1/62+4-7, volum 14, faqja 170, ZK.2529, sip.176,06 m2, e llojit apartament, me vlerë fillestare 483 000 euro, vendodhja Lundër, Tiranë;

– Pasuria nr.590/1/62+4-G10, volum 14, faqja 181, ZK.2529, e llojit garazh, me sip 13.08 m2, në Lundër me vlerë 11 500 euro; dhe

– Pasuria nr.590/1/62+4-G11, volum 14, faqja 182, ZK.2529, me sipërfaqe 19.03 m2, e llojit garazh në Lundër me vlerë 15 500 euro.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT