Sulmi ndaj SPAK dhe Dumanit/ Ambasada e SHBA “shuplakë” Ilir Metës: T’i japim fund pandëshkueshmërisë

Ambasada e SHBA në Tirana ka reaguar në lidhje me sulmet që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bëri ndaj SPAK-ut dhe kreut të kësaj prokuroria, Altin Dumanit.

Në reagimin në platformën X, ambasada e SHBA në Tiranë, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë. Gjithashtu nënvizon se SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.”, thuhet në reagim.

Më herët ishte kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në deklaratat e tij të fundit nuk i ka kursyer sulmet nga kreut të SPAK, Altin Dumani, por edhe vetë këtij institucioni. Ilir Meta e etiketoi kreun e SPAK-ut si kushëri të vrasësit Nuredin Dumani.

“Pse çfarë prisni ju, Kushëriri i Nuredinit, do thotë që e takova? I papërgjegjshëm dhe delikuent. Nuk presim integritet nga dikush që ka hyrë thellë në lojërat politike të Edi Ramës.”, tha Meta gjatë deklaratës së tij.

Lidhur me këto deklarata reagoi edhe vetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, duke dënuar sulmin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani.

Në një reagim zyrtar, KLP u shpreh se dënon me forcë veprimet fyese dhe intimiduese që kanë për qëllim denigrimin e figurës së prokurorëve apo të ushtrojë presion ndaj tyre.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT