U dënua për abuzim me detyrën, e liroi amnistia. ish-kryebashkiaku i Lezhës: Burgun mos e provoftë kush!

Mes gati 800 personave që lanë pas krahëve qelitë e burgut për shkak të amnistisë spikati ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj.

Ndonëse ka një vendim fajësie me burg nga Gjykata e Posaçme, ish-zyrtari qëndronte pas hekurave të burgut të Reçit prej tetorit të vitit 2022, në zbatim të një dënimi me 3 vjet burg nga Gjykata e Apelit Shkodër për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe të “tjetërsimit të pronave”.

“Shnet dhe mbarësi për të gjithë shqiptarët, kudo që janë!

Mbarësi në familjet e tyre, gjithë të mirat”, tha ai pas daljes nga burgu.

I pyetur për ditët e burgut, ish-kryebashkiaku uroi të mos i provojë askush.

“Të kenë shëndet ata dhe familjet e tyre! Kaq”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT