U mbyt 1 muaj më parë teksa peshkonte në Porto Romano, gjendet në brigjet kroate trupi i Aurel Ndonit

Trupi i 40-vjeçarit Aurel Ndoni, i cili u mbyt para dy muajsh në zonën e Porto Romanos teksa peshkonte duke rënë në det, është gjetur në brigjet e Kroacisë. Familjarët e kanë tërhequr trupin nga Kroacia dhe është zhvilluar edhe ceremonia e varrimit në qytetin e Lushnjës, prej nga ishte familja.
Polumbarët e RENEAS patën kërkuar disa ditë dhe i ndërprenë kërkimet duke ju thënë familjarëve që rrymat detare e kanë zhvendosur trupin, sepse era me drejtim nga jugu ka qenë shumë e fortë. Dhe rezultati ishte bregdeti kroat në Dubrovnik. Familjarët patën aktivizuar palumbarë privat të një kompanie holandeze për kërkimin e njeriut të tyre.
Aurel Ndoni kishte dalë për të peshkuar me një varkë të vogël së bashku me vëllanë e tij dhe një person tjetër, më datë 25 shkurt të këtij viti por kushtet e motit nuk kanë qenë dhe aq të favorshme. 40-vjeçari kur ka rrëshqitur në ujë është tërhequr nga rryma dhe nuk ka mundur të dalë nga deti.
Siç u bë me dije nga policia përmes një njoftimi zyrtar ditën e ngjarjes, Aurel Ndoni dhe dy të tjerët ishim peshkatarë amatorë, të cilët gjuanin peshq me grep.