“Unë e përdor si shkop jo si akullore”/ Përplasje e ashpër mes Gogut dhe Salianjit në Komisionin Hetimor

Ervin Salianjni dhe Toni Gogu janë përfshirë në një debat të ashpër mes tyre gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor të TIMS, këtë të premte.

Gjithçka ka nisur pasi Gogu, teksa ka parashtruar dy kërkesa procedurale ndaj opozitës, ka ironizuar Ervin Salianjin duke i thënë se ai mund ta përdorë edhe mikrofonin si shkop bejsbolli.

Gogu: Ju mund ta përdorni edhe mikrofonin si shkop bejsbolli. Unë do ta ribëj kërkesën time për këtë komision, qe ta dëgjojnë dhe ekspertët që kemi thirrur. Veprimtaria e këtij komisioni është të hetojë, jo të shpallë fajtorë. Korrigjoni verbin tuaj. Kërkesa e dytë që kam është që propozoj te ndryshojmë rendin e ditës. Të njohim ekspertët me objektin e këtij komisioni dhe t’i ngarkojmë me detyrat për mbledhjen e informacionit. Objekti juaj në komision është që të shpallni fajtor Ervin Muçën Të nderuar zoti Myftari dhe Bici kam katër pyetje për ju, jua bëj juve sepse kryetari lexoi në mënyrë mekanike. Si e keni siguruar informacionin paraprak…

Salianji: Zoti nënkryetar që bën zhurmuesin a mund ta caktosh. Ça është kjo mos më ndërprit fjalën, s’ia kam dhënë atë të drejtë, u shqetësuat, ta drejtoj unë mbledhjen, lëshojini bilbilat, prezantim të vetes zoti Myftari. Kuptimi i kryetarit për detyrat e anëtarëve rezulton të jetë jashtëzakonisht i cekët, këtë marrëdhënie do të kemi me ekspertët, Unë e përdor si shkop jo si akullore, mu drejto mua, bëni pyetjet pastaj shkoni aty, një sekondë, avash avash, shtruar, lëre të flasë me veten të qetësohet. Pronë e keni këtu, këtë duan shqiptarë që të ikni? Kujt i referohet ligjit, pyet sikur ke dëshmitarë ekspertët. Keni ardhur me duar në xhepa, të papërgatitur, ekspertët duhet të vinin me propozimet që duhet të vinin, e keni marrë.

Gogu: S’mund të jeni të dy, nuk mund të ecim në zakone falsifikimi, nuk mund të falsifikohet në Kuvendin e Shqipërisë

Salianji: Të na falë perëndia Zoti Gogu, për këto tjerat do bëjmë si do bëjmë. E vetmja gjë që kam bërë unë është denoncimi i krimeve. Këta kanë ardhur me qëllim që ta pengojnë. Pika dy e rendit të ditës është miratimi i propozimeve të ekspertëve

Back to top button
LAJMET E FUNDIT