VIDEO/ Ilir Meta shfaqet në Rrogozhinë: U jep numrin e telefonit kalamajve që takon

Ilir Meta, kur ishte President i Republikës shfaqej në lokale lagjeje në kryeqytet me tifozët më të egër të Tiranës, e fliste mbarë e mbrapsht me raki përpara.
Por duket se ato kohë kanë kaluar dhe kreu i Partisë së Lirisë ka ndryshuar ekip. Duket se i tërheq jeshilja, ngjyra e tij e preferuar, tashmë ka pushtuar rrugët dhe stadiumin e Rrogozhinës, ku ka ndjekur skuadrën e Egnatias.
Para stadiumit, Meta ka takuar edhe disa fëmijë, të cilëve ju jep numrin e telefonit.