VIDEO/ Momenti kur autori i maskuar vendos eksplozivin në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj

Janë publikuar pamjet nga momenti kur automjetit të gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër i vendoset eksploziv.
Në pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë pranë banesës së gjyqtarit, dallohet një person i maskuar që i afrohet banesës në këmbë. Ai shihet teksa hedh lëndën plasëse dhe largohet me shpejtësi, teksa ende nuk është zbuluar identiteti i tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 dhe fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.
Njoftimi i policisë mbi ngjarjen ditën e djeshme:
Rreth orës 03:13, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, tek porta e oborrit të banesës së shtetasit T. S., 62 vjeç, (me detyrë Gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër) është hedhur lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon veprimet në vendngjarje për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.