Vjosa Osmani “dhemb për dhemb” me Vuçiç: Keni masakruar 8 mijë burra dhe djem

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe homologu i saj serb Aleksandar Vuçiç janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.
Gjatë fjalës së saj, Osmani akuzoi Serbinë për krime lufte, teksa përmendi se në Srebenicë 8000 burra dhe djem u vranë nga ushtria Serbe. Po ashtu, ajo përmendi se qindra shqiptarë të Kosovës janë zhdukur gjatë luftës. Për këto akuza, Vuçiç zgjodhi të përgjigjej me ironi, teksa tha se e gjithë mbledhja është një kurth për delegacionin serb.
Osmani: “Zhdukja me forcë e qytetarëve tanë, shumica fëmija, përfaqësojnë një nga krimet më të rënda të regjimit të Millosheviçin. Ne kërkojmë të ecim në rrugën e drejtësisë, të përkushtohemi që krime të tilla të mos përsëriten.
Përkundër dhimbjeve të paimagjinueshme, Fahrija nuk u dorëzua asnjëherë, ajo sot udhëheq një ndërmarrje, është bërë frymëzim për të gjitha gratë. Millosheviç dhe ministri i tij i propagandës, kanë ambicie që kjo të mos bëhet realitet, se kanë gjetur një popull që nuk do hakmarrje, por nuk dorëzohet. Populli i Kosovës do të mbetet mirënjohës që keni zgjedhur njerëzimin kundër shtypjes. Ishte vonë për Srebenicën ku 8000 burra dhe djem u vranë në zemër të Evropës. Me zemër përkushtohemi për rezolutën e genocidit në Srebenicë. Ju siguroj se në Kosovën e lirë, sovrane, do të gjeni një partner dhe aleat që nuk e merr për të mirëqenë paqen dhe lirinë. Të ardhmen e kemi të ndriçuar, jam e bindur që një ditë do të bashkohemi me ju në këtë tavolinë.”
Vuçiç: “Ka njerëz që nuk e kanë vendin këtu apo në ekipin këshill dhënës të Osmanit, është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb, unë u përqendrova, ka një person Marica Maloiç nga Kosova, kjo grua në këtë periudhë kohe është dhunuar disa herë, por kjo nuk ishte tema e takimit tonë.”