Zbuloni kategoritë që nuk përfitojnë! Manja flet për amnistinë penale: 700 të dënuar me burg do lirohen menjëherë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur ditën e sotme nga Kuvendi për Amnistinë Penale.

Kujtojmë se tashmë amnistia penale ka marrë aprovimin për votë pro edhe nga opozita dhe që pritet të votohet gjatë ditës së sotme në seancën plenare.

“Ky numër i lartë personash aktualisht në institucionet e paraburgimit por dhe në burg, kemi një strukturë akomoduese të shpërndarë në territor, 10 plotësojnë standardet e BE, ndërsa 10 i kemi nga komunizmi, që do duhet t’i mbyllim deri në 2030. Kjo amnisti veç parimeve të humanizmit, akt mëshire i Kuvendit, ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem.

Nga kjo amnisti është për 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme.“- u shpreh Manja për amnistinë penale gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT