Zhduket Range Rover në Durrës, rasti europian dhe kush po i vjedh makinat luksoze në Shqipëri

Një automjet luksoz i markës “Range Rover” është vjedhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:30 në lagjen nr. 4, afër portit dhe pronari Herald Dervishi ka bërë kallëzim në polici.

Bëhet fjalë për mjetin që shikoni në foto, një model “Range Rover Evoque” me targa AC 068 VT.

Megjithatë, newsbomb.al shkruan se ky fenomen që është shfaqur kohët e fundit në në vendin tonë, kryesisht në Tiranë por tashmë dhe në Durrës, ka të bëjë fenomen tëë përhapur shumë vite më herët në shtetet kryesore europiane.

Vetë kompania e prodhimit të makinave të luksit, “Range Rover” ka pranuar se rritja e numrit të rasteve të vjedhjes së mjeteve të klientëve të tyre ka ndodhur për shkak të sistemit të dobët të sigurisë, nga implementimi i opsionit të hapjes së mjetit pa çelës, i cili njihet dhe si “keyless”.

Zhduket Range Rover në Durrës, rasti europian dhe kush po i vjedh

Range Rover i vjedhur ne Durres

 

Britania e Madhe është një nga vendet europiane që e ka vuajtur më shumë vjedhjen e mjeteve “Range Rover”. SUV-të premium janë ndër më të shënjestruarit nga bandat e hajdutëve të makinave, duke u renditur në makinën e pestë më e vjedhur në Britani në vitin 2023, përcjell newsbomb.al.

Mekanizmi i vjedhjes së Range Rover dhe rasti shqiptar

Opsioni ekstra i implementuar në makinat luksoze të viteve të fundit, “keyless”, ka bërë që bandat e hajdutëve të makinave ta kenë më të lehtë grabitjen e tyre. Përmes disa aparateve specialë, ata “kopjojnë” sinjalin mes makinës dhe çelësit që mbahet nga pronarët në shtëpi. Në këto kushte, makina hapet dhe ndizet normalisht, duke shmangur rënien e alarmit sepse pajisja që përdorin grabitësit sinjalizon sistemin elektronik sikur ndezja është bërë nga çelësi i pronarit.

Siç shprehen inxhinierët e sigurisë së automjeteve, grabitjet lidhen me sulmin e Modulit të Kontrollit të Trupit (BCM) – një metodë e ndryshme vjedhjeje pa çelës e cila ndodh kur kriminelët kopjojnë sinjalin nga çelësi brenda një shtëpie për të zhbllokuar makinën.

Zhduket Range Rover në Durrës, rasti europian dhe kush po i vjedh

Menyra sesi funksionon vjedhja e mjeteve pa çeles

 

Pra, kriminelët hakojnë sistemin e hyrjes pa çelës duke u mundësuar ndezjen e motorit pa çelës, sepse pajisja i jep makinës një sinjal të rremë sikur hapja e dyerve dhe ndezja është bërë nga vetë pronari.

Newsbomb.al raporton se kjo skemë po përdoret nga grupet kriminale edhe në Shqipëri, për të grabitur makinat luksoze, të cilat më pas shiten për pjesë ose përdoren në ngjarje kriminale. Për shkak të shpejtësisë, një nga pikat kyçe për t’u larguar nga vendet e krimit, këto mjete luksoze janë më të shënjestruara nga bandat.

Ekspertët paralajmërojnë që drejtuesit e mjeteve të luksit që i parkojnë ato pranë shtëpisë, në krah të rruëgve kryesore, të kujdesen që çelësat të vendosen në kuti të caktuara apo ambiente të tjera sa më larg mjetit. Sepse, pajisjet speciale që përdorin grabitësit mund të dalin jashtë funksionit nëse çelësi i pronarit është në një distancë të caktuar larg mjetit, si dhe ndodhet në kuti që bllokojnë kopjimin e sinjalit.

Në këto kushte, nëse çelësi nuk shpërndan sinjal me Modulin e Kontrollit të Trupit (BCM) të mjetit, atëherë edhe grabitësit nuk kanë akses në hapjen dhe ndezjen e tij, shkruan newsbomb.al.

Prodhuesi më i madh britanik i makinave Jaguar Land Rover ka implementuar masa të reja për sigurimin e këtyre mjeteve, pas shifrave në rritje, të cilat janë vendosur në modelet më të fundit. Bëhet fjalë për sistemin InControl Secure.

Sistemi përfshin një aplikacion inovativ për smartphone për të lokalizuar makinën tuaj kur është e parkuar, për të kontrolluar nivelet e karburantit nga distanca, për të regjistruar kohën e udhëtimit, distancën dhe ekonominë e karburantit dhe ju lejon të vendosni nga distanca kontrollin e klimës së makinës suaj. Ai gjithashtu ka një funksion “SOS Emergjenca” që lejon makinën të thërrasë automatikisht ndihmë.

Me sistemin e ri të sigurisë, klientët mund të kenë akses në një sërë veçorish sigurie, të tilla si përkujtuesit e bllokimit të automjetit dhe “Modaliteti i Kujdestarit”, i cili monitoron automjetin dhe jep një alarm nëse ka ndonjë ndërveprim të paautorizuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT