150 milionë lekë për Partizanin, Erion Veliaj: Ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi, por më mirë vonë sesa kurrë

Partizani është skuadra kampione e Shqipërisë dhe sipas ‘traditës’, Bashkia Tiranë duhet t’i shpërblente me bonusin prej 150 milionë lekësh të vjetra.

Mirëpo, kur kanë kaluar më shumë se 10 muaj nga ngritja e trofeut, shpërblimi mungon në arkën e klubit.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, në mbledhjen online të Këshillit Bashkiak preku edhe tematikën e sportit ku premtoi se bonusi prej 150 milionë lekësh do të akordohet shumë shpejt.

Kryebashkiaku u kërkoi ndjesë për vonesën presidentit dhe drejtorit të Partizanit, Gaz Demi e Olsi Rama.

“…150 milionë lekë Partizanit për fitimin e titullit kampion.

U kërkoj ndjesë miqve të mi Olsi dhe Gazi për vonesën, por më mirë vonë se sa kurrë”, tha Veliaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT