24 orë pasi dhunuan avokatin Mëngjesi, autorët ende në arrati! Policia dyshon se fshihen në…

Teksa kanë kaluar më shumë se 24 orë, ende nuk ka asnjë gjurme nga 3 personat e shpallur në kërkim për dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi.

Romario Tabaku, Elton Kasaj dhe Drivald Alia janë arratisur në drejtin të paditur pas dhunimit të avokatit mëngjesin e djeshëm, teksa Dorian Alia u vetëdorëzua dje në polici.

Policia ka dyshime se pas dhunës, 3 autorët mund të jenë larguar jashtë Tiranës. Për këtë arsye, kontrollet janë shtrirë në qytete të ndryshme si Puka, Shkodra (zona kufitare me Malin e Zi) si dhe në Kukës pranë pikës doganore, pasi ka dyshime se mund të tentojnë të largohen jashtë vendit.

Policia u ka dërguar fotot dhe emrat çdo pike kufitare të personave të shpallur në kërkim, teksa vijon ende të jetë në fuqi shpërblimi prej 20 mijë eurosh për këdo që ka një informacion, që mund të ndihmojë për kapjen e tyre.

Dhunimi i avokatit që përfaqëson ndër të tjerë edhe ish-kryeministrin Sali Berisha, ndodhi mëngjesi ne djeshëm në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet. Ai la fëmijën në kopsht dhe menjëherë, autorët i bënë pritë duke e goditur si fillim me grushte, e më pas me mjete të forta. Gjendja e tij paraqitet e rëndë, pasi është futur në intubim dhe koma artificiale.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT