Aleancat e krimit, Hoxha zbardh arsyen çfarë i bëri bashkë ish deputetin socialist me dyshen Martinaj-Shullazi!

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka qenë i ftuar në një program televiziv, ku ka folur për operacionin e SPAK që goditi disa nga “kokat” e krimit të Shqipëri.
Hoxha ndalet te rasti i Arben Ndokës, i cili ka kërkuar aleanca për të eleminuar personat që dyshonte se i vranë të vëllanë.
Me potencialin dhe egoizmin që kishte, i futen edhe pak shkrepsen aty… Ndoka bëhet me Martinaj sepse kishin të njëjtin armik. Martinaj kishte lidhje me Shullazin, futet edhe ai në lojë. Në momentin kur Shullazi futet në lojë dhe përdor lidhjet që ka me Mariglen Hakën, Marigleni ka patur dyshime që atentatet që i kanë bërë mund t’ja kenë bërë Bamët.
Në fillim një grup nga Kosova që i kanë ofruar 1 milionë euro. Pastaj vrasës nga Vlora, pastaj nga Kurbini. Pastaj gjetën në zonë, të ndjerin Gentian Bejtja. Ai me një personazh nga Shijaku dhe pjesëtar të fisin Ndoka. Kur punët po ecnin mirë, papritur ndërhyn Prokuroria Speciale dhe Shullazi shkon në 41 bis dhe del nga loja.
Ky atentat nuk u realizua. Janë personazhe që kanë njohje, mjete.
Të dy aleancat përball njëra tjetërës, kanë filluar në territor, luftë për narkotikë, lojrat e fatit, që vijojnë të paligjshme dhe tjetra për lidhjet me pushtetin qëndror dhe lokal.
Preng Gjini ka hyrë në Shqipëri dhe i është dhënë informacioni grupit kundërshtar nga policia. Është realizuar atentati por e shpëtoi Zoti. Kemi episode kur ish deputeti i PD, që del edhe te rrahja e Strazimirit”, tha ndër të tjera Hoxha./mcn