‘Alma merrte ilaçe’/ Familjarët e bashkëshortit: S’e imagjinonim se mund të hidhej me fëmijët në lumë, nuk ia falim nuses

Familjarët e Erdgys Arrazit kanë reaguar për mediat teksashprehen të shokuar për ndërmarrja e aktit ekstrem nga Alma Arrazi.

Kujtojmë se e reja u hodh në lumin Buna bashkë me 3 fëmijët. Ata tregojnë se mes çiftit të bashkëshortëve ka pasur probleme, e për shkak të gjendjes së rënduar emocionale dhe psikologjike, Alma kurohej me ilaçe.

“Jemi të lënduar dhe shokuar, nuk ja falim nuses vendimin fatal qe ka ndërmarrë duke i marrë jetën vetes dhe tre fëmijëve.

Erdgysi i kishte pikë të dobët fëmijët, ai nuk i ka keqtrajtuar asnjëherë. Punonte gjithë ditën në dyqan celularësh për t’i dërguar në shkolla private.

Çifti kohët e fundit kanë pasur debate dhe Alma merrte ilaçe në ambulatorin e lagjes për gjendje te rënduar emocionale por këtë vendim as nuk mund ta imagjinonim”, tha një prej familjarëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT