Basha zbulon pasionin për makinat: Kam qenë i tmerrshëm para se të lindte goca

Kreu i PD, Lulzim Basha, në Podcastin e radhës ka treguar dhe një nga pasionet e tij që janë makinat. Por ai tregon se që kur ka lindur goca e tij, është bërë shumë i kujdesshëm.
“Kam qenë i çmendur për makinat, kam qenë i tmerrshëm me makinat. Kjo ishte para se të lindte goca. Që kur ka lindur goca jam bërë tmerrësisht i kujdesshëm”, tha Basha.
Basha gjithashtu foli për korrupsionin qeveritar në vitet e vitet e fundit, që sipas tij ka sjellë largimin masiv të shqiptarëve.
“Fakti që megjithëse janë ndërtuar dhe jo pak, prap se prap ka një shpopullim të këtyre zonave dhe një braktisje masive, tregon që të ndërtosh rrugën nuk është mjaftueshëm.
Kjo është një qeveri e cila me politikat e saj në vend që të ndihmojë dhe të lehtësojë jetën e njerëzve e bën më të vështirë dhe detyron largimin e tyre dhe kjo po ndodh tani.
Ne sot mund të kemi një Shqipëri gjysmë për gjysmë në krahasim me atë që Edi Rama mori për të qeverisur në vitin 2013, dhe kjo është një nga arsyet se pse nuk botohen të dhënat e censusit.”