Braçe: PS-ja do mbajë zgjedhje të premte e të shtunë por nuk do jenë si në PL, ku Meta u shpall president pa nisur

Deputeti socialist Erion Braçe duke folur për zgjedhet në PS që do të mbahen këtë të premte dhe të shtunë ironizoi zgjedhjet e mbajtura në Partinë e Lirisë.

Braçe tha se Ilir Meta u vetëshpall president pa u shpallur ende zgjedhjet.

“Zgjedhjet në PS janë këtë premte dhe këtë të shtunë dhe janë reale 1 anëtar, 1 votë, jo si ajo partia që kishe këtu në studio, që u shpallë president dhe zgjedhjet nuk ishin shpallur akoma dhe ndërkohë që ka shpallur zv.president”, tha Braçe për Report TV.

Nga ana tjetër Braçe thotë se publikut nuk i intereson se kë lëshoi Rama apo kë mbron, por qytetarëve u intereson marrja e dokumentave në kohë pa korrupsion.

“Ky është një muhabet që nuk i inetersoin askujt pas kamerave, i intereson marrja shpejt e dokumentave, i intereson Kadastra. I intereson prokurimet publike, që kthehen në investime publike”, shtoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT