“Dëgjova të shtëna, djali iku me vrap…”/ Dëshmitare e krimit, zbardhet dëshmia e nënës së Azgan Mernicës

Është zbardhur dëshmia e nënës së Azgan Mernicës, i cili ditën e djeshme ekzekutoi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave” Novruz Cenaliaj.
Ajete Mernica ndodhej në makinë me djalin e saj kur ndodhi krimi, ndërsa ka treguar se 23-vjeçari ka zbritur nga makina dhe ka nisur të konfliktoeht me Cenaliajn.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Djali zbriti nga makina dhe nisi të debatonte me policin. Aty kam dëgjuar një të shtënë arme”, ka deklaruar nëna e 23-vjeçarit.
Më pas, ajo rrëfeu se djali i saj u rikthye sërish në makinë dhe janë larguar në drejtim të banesës së vëllai të saj.
“Djali iku me vrap pa më thënë se ku do shkonte”, përfundoi gruaja dëshminë.
Policia e Fierit ka marrë në pyetje 12 persona, mes tyre edhe prindërit e autorit të dyshuar, Petrit Mernica dhe Ajete Mernica. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë qenë të pranishëm edhe disa të rinj, të cilët kanë dëshmua para hetuesve dinamikën e krimit.