Denoncimi: Burri dhe vjehrri i ministres Delina Ibrahimaj me hotel në jug e disa biznese

Partia Demokratike ka denoncuar këtë të shtunë një tjetër rast që përfshinë familjen e ministres socialiste Delina Ibrahimaj. Bëhet fjalë për disa biznese dhe një hotel në jug të Shqipërisë, ku burri dhe vjehrri i ministres rezultojnë se janë pronarë.

Më herët, newsbomb.al ka denoncuar një rast skandaloz ku ishte përfshirë bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj. Shtetasi Andri Ibrahimaj ka qëlluar me thikë në zonën e “Pazarit të Ri”, sipas dokumenteve të institucioneve shtetërore, vartësinë e bashkëshortes.

Ndërkohë, sot Partia Demokratike përmes zëdhënëses antikorrupsion Genta Vangjeli, ka denoncuar pronësinë e një hoteli në Qeparo me emër “Atlantid Hospitality” dhe disa biznese në Tiranë, pranë vendit ku Andri Ibrahimaj plagosi shtetasin Eri Koshaj.

Sipas denoncimit, referuar vetëdeklarimeve pranë ILDKPI, bashkëshorti i saj Andri Përparim Ibrahimaj rezulton:

1. Drejtues në hotelin super luksoz me pronar babain e tij, “Atlantid Hospitality” në Qeparo, në bregun e detit.

2. Pronar i subjektit tregtar “Baçja” shpk me objekt ushtrim aktiviteti bar- restorant etj.

3. Pronar i subjektit tregtar “Red Field Farm” shpk, me objekt Mbjellje, kultivim dhe tregtim fruta – perime te llojeve te ndryshme etj, me adresë në Kurbin.

4. Pronar i subjektit tjetër tregtar “Te Baçja” shpk me nr tjetër identifikimi por me objekt e adresë të njëjtë të ushrimit të aktivitetit me sa më lart.

“Meqenëse ligjin për konfliktin e interesit vlerëson se kur aksionet e pronësisë të regjistruara në emër të personit të lidhur me zyrtarin, në këtë rast në emër të vjehrrit dhe bashkëshortit të ministres, vlerësohen njësoj sikur të ishin të regjistruara në emrin e vetë zyrtares Ibrahimaj”, është shprehur zëdhënësja Genta Vangjeli.

Sipas saj, është koha që Delina Ibrahimaj, së bashku me familjarët të sqarojë opinionin publik dhe SPAK, lidhur me:

1. Burimin e të ardhurave dhe procedurat e kalimit të pronësisë së pasurisë nr.129/113-ND, volumi 12, faqe 187, zk.3095 në Qeparo,Vlorë, dhe procedurat ligjore që u ndoqën për ndërtimin e hotelit.

2. Arsyen e shkeljes me vetëdije të ligjit me qëllim përfitimin personal e familjar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT