DETAJE nga vrasja e policit në Fier/ Autori kishte të ëmën në makinë gjatë ekzekutimit

Azgan Mërnica, është autori i vrasjes së efektivit Novruz Cenalia, mesditën e djeshme në Fier. Autori i vrasjes nuk është kapur dhe grupe policore janë ende në kërkim të tij. RENEA dhe FNSH janë vendosur në zona të ndryshme ku mendohet se mund të jetë fshehur Mërnica.

Po ashtu edhe grupe policore kanë vendosur postoblloqe në rrugë ku kontrrollohen automjetet të cilat përdorin si rrugë kalimi kryqëzimin mes Semanit dhe Fierit.

12 persona janë shoqëruar nga policia për ngjarjen e djeshme ndërkohë që edhe prindërit e autorit janë marrë në pyetje. Dyshohet se kur Mërnica ka qëlluar mbi efektivin nëna e autorit ka qenë prezente me të në makinë.

Ngjarja është ende e paqartë, por pista e vetme ku policia po heton është një konflikt i çastit mes Mërnicës dhe Cenalisë. Dyshohet se ata janë konfliktuar për shkak të një kalimi në rrugë me automjet në fshat, më pas konflikti ka degraduar duke përdorur armë.

Në momentin e vrasjes Cenalia ishte jashtë orarit të shërbimit dhe ekzekutimi ka ndodhur vetëm pak metra larg shtëpisë së tij. Një tjetër dyshim është se autori me viktimën mund të njiheshin më herët për shkak të detyrës së viktimës. Vëllai i Azgan Mërnicës aktualisht është në burg për një tentativë vrasje. Vëllezërit Mërnica janë akuzuar dhe më herët për tentativa vrasjeje ose ngjarje të tjera të këtij lloji ku ata janë dyshuar si të përfshirë në to.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT