Dokumentet, halli i shqiptarëve në Greqi! Emigrantët pas takimit me Ramën: Na zvarritin prej 30 vitesh

Teatri i Krishtlindjes në Athinë ishte i vogël për të mbajtur të gjithë ata që donin të ndiqnin live fjalën e kryeministrit Edi Rama.
Me qindra të tjerë, qëndruan përpara kësaj salle për të ndjekur mesazhet e kryeministrit të vendit të tyre. Çfarë duhet të bëjë konkretisht qeveria shqiptare për emigrantët e saj në Greqi?
“Të vijë më shpesh, të intereson për dokumentet e shqiptarëve. Kam shtëpinë time këtu, kam taksinë time, Kam një copë letër, dua të iki në Itali te motra nuk iki dot”.
“Kam që në 90’ këtu, gruaja ime nuk ka dokumente akoma”.
“Organizim shumë i mirë, njerëzit ishin të ardhur jo për interesa politike, ne e shikojmë si kryeministër i vendit”.
“I tha gjërat siç janë, siç duhen shikuar”.
“Fillimi ishte i vështirë por morëm përkrahje nga grekët që na hapën shtëpitë, na bënë pjesë të tyre. Jemi mirënjohës”.