Dosja ‘SKY’, plani për të marrë peng atentatorët e ‘Rrumit’

Mes personave që rekrutojnë është edhe një shtetas nga Vlora. Atij i premtohen deri në 1 milionë euro për eliminimin e Bamit. Prokuroria ka zbardhur edhe një bisedë ku mendohet se ish deputeti Ndoka, i komunikon aleatit Ervis Martinaj gjetjen e një grupi vrasësish nga Kosova. Mes bisedave të zbarhudra, bie në sy një informacion që Emiljano Shullazi i dërgon Ndokës.
“Shteteasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Emiljano Shullazi dhe ky i fundit i jep informacione në lidhje me automjetet që përdor shtetasi Durim Bami dhe lidhjet e tij. Këto informacione shtetasi Emiiljano Shullazi i ka siguruar nga marklen haka por në lidhje me këtë fakt nuk ia bën me dije Arben Ndokës”.
Mes informatorëve, rezulton edhe i ndjeri Gjin Ndoji. Për vrasjen e këtij personazhi, më herët është akuzuar si porositës Ervis Martinaj dhe ekzekutorë grupi Bajri. Edhe njëherë, del në pah se si aleancat lëvizin. Miqtë shndërrohen në armiq për interesa të mëdha kriminale.
‘Zona e Niklës, Fushë Kuqes, Fushë Krujës është parë si zonë ku grupet nga cdo cep kryenin aleanca me njëri tjetrin, si qendër ku grupet konkludonin për krime të ndryshme, Zona e Niklës, Fushë Krujës, Fushë Kuqes është parë si zonë ku jo vetëm bënin porosi, por edhe mbledhje e grupeve që realizonin krime’ u shpreh Eugen Beçi, ish-prokuror
Në gusht të vitit 2020, Arben Ndoka dhe Ervis Martinaj humbasin komunikimet me Emiljano Shullazin. Ai ishte vendosur në regjimin 41-bis dhe nuk mund të përdorte më telefon nga qelia.
‘Martinaj-Ndokës: “Milin e nxorrën jashtë loje, s’na mbaron dot më punë. Kush ja bëri sipas teje? E cuan te bisi, nuk i ke parë lajmet”?
Në këtë moment, referuar materialeve të prokurorisë, futet në lojë grupi i Avdylajve të Shijakut.
“Shtetasi Arben Ndoka komunikon me shtetasin Astrit Avdyli dhe ky i fundit e instrukton që të marrë peng atë që ka qëlluar tek ngjarja e Rrumit i cili dyshohet të jetë shtetasi Valter Bami. Gjithashtu i tregon që nipin e tij Aldo Avdyli dhe shokun e tij Arben Mërkuri i ka gati.