“E ka qejf i shkreti”, deputeti Saimir Korreshi tregon emrin e ish-ministrit që luan bixhoz

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka treguar se kolegu i tij socialist, Blendi Klosi është pakëz qejfli i bixhozit. Në një intervistë televizive, ai u shpreh se nga ato që ka dëgjuar, ish-ministri dhe aktualisht deputeti i PS, luan bixhoz apo kumar, siç thonë rëndom.

Në bisedën përballë moderatores në emisionin “Glamour Zone”, Saimir Korreshi nxori zbuluar disa nga emrat më të njohur të politikës dhe prapaskenat e tyre, siç ishte dhe rasti i politikanit që luan bixhoz.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët, ka një tip hobi për bixhozin?

Saimir Korreshi: Thonë për Klosin (Blendi Klosin), që luan pak i shkreti. Edhe ca të tjerë, por këta që kam dëgjuar, me të dëgjuar, që e kanë me qejf këtë pjesë. Mund të ketë dhe të tjerë, këtë që e kam dëgjuar, patjetër them që e ka pak qejf bixhozin.

Deputeti demokrat nuk është kursyer as për Lulzim Bashën, kur ka thënë se është një person që ta punon pas krahëve. Madje, për të ilustruar këtë ai përdor dhe një shprehje popullore.

Ester Bylyku: Cili nga politikanët është i pari për të ta punuar pas krahëve?

Saimir Korreshi: Lulzim Basha, ishte ai që ta punonte pas krahëve. Është një shprehje: “Dorën në qafë dhe gishtin në **** “. Ai edhe për orën gënjente. Dhe mendoj që ai është politikani që realisht ta punon pas krahëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT