E vërteta e dorëheqjes së Ndriçim Xhepës nga Këshilli Drejtues i RTSH!

Ndonëse u zgjodh unanimisht nga Kuvendi për të qenë një nga 11 anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit shqiptar, aktori Ndiccim Xhepa vendosi që në afro një muaj në këtë pozicion të dorëhiqet.
Përmes burimeve, Report TV mëson se sa i përket mandatit të anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së , që sipas Statutit shkon deri në 5-vjet, aktori në fakt, nuk e gëzonte këtë të drejtë.
Më 22 mars 2024 ai është zgjedhur për të zëvendësuar poetin dhe kineastin e ndjerë Petrit Ruka, të ndarë nga jeta në vitin 2021. Rrjedhimisht kohëzgjatja e mandatit të aktorit, do të ishte e kufizuar.
Lajmi për dorëhqjen e Xhepës u bë i ditur në mbledhjen e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit të mbajtur në 29 prill, ku kryetarja Flutura Açka, shpalli vakant këtë pozicion, që do të jetë i hapur për një muaj.