EMRAT/ Nga dosja “339”, te kundërshtarët e Ervis Martinajt, kush ishin shënjestra e mega-operacionit të SPAK

Rreth 50 urdhër arreste janë lëshuar nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion pas mega-operacionit që po zhvillohet me urdhër të SPAK në disa qytete të vendit.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, hetimet nisën pas transkriptimeve të bisedave përmes kodeve Sky që këta persona përdornin me njëri-tjetrin. Në shënjestrën e SPAK janë Valet dhe Durim Bami, Fatmir Hyseni alias Docja. Kujtojmë se Fatmir Hyseni alias Docja është në kërkim për dy atentate ndaj Inez Hajrulla dhe Santiago Malkos.
Gjithashtu, mësohet se ka pasur urdhër-arreste për pjesëtarë të fisit Abdylaj lidhur me dosjen 339, disa prej të cilëve nuk janë gjetur.
Po zhvillohen ende kontrolle për kapjen e Ervis Doçit, i njohur me nofkën Visi i Pojës. Janë ushtruar gjithashtu kontrolle në banesën e Leonard dhe Elis Duka, kundërshtar të Ervis Martinajt.