EMRI/ Mega-operacioni i SPAK, shpallet në kërkim ish-deputeti i PS

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka është shpallur në kërkim me urdhër të SPAK. Arben Ndoka u shpall në kërkim në kuadër të mega-operacionit të mëngjesit të sotëm, ku u lëshua nga Prokuroria e Posaçme 50 urdhër-arreste.
Kujtomë se më herët Arben Ndoka është arrestuar në vitin 2018, në kuadër të operacionit “Volvo 4”, si i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash. Më pas, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar në vitin 2019 pasurinë e tij.
Në atë kohë, nga përgjimet telefonike të Prokurorisë, Arben Ndoka rezultonte i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në zonën e Kunes dhe Rana e Hedhun në Shëngjin.
Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me grupin e Avdylajve të Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit. Pronat ishin përfituar në mënyrë të paligjshme me anë të falsifikimit.