EMRI/ Moska e kërkon pasi doli kundër luftës në Ukrainë, rusi arrestohet në Tiranë

57-vjeçari rus Aleksandër Bobovnikov ka përfunduar në prangat e policisë shqiptare teksa u arrestua në Rinas pasi ishte shpallur në kërkim nga Moska për veprën penale të mashtrimit.

Këtë të enjte në orën 12:00 zhvillohet në Gjykatën e Tiranës seanca për vlerësimin e masës së sigurisë. Bobovnikov, me profesion neurokirurg, erdhi në Shqipëri me miqtë e tij gjermanë të hënën me charter, pasi kishte festuar ditëlindjen me ta në Berlin.

Arsyeja se përse 57-vjeçari ishte shpallur në kërkim është dalja e tij hapur kundër luftës në Ukrainë.

Ai më herët ai është ndaluar në Firence, por gjykata italiane ka ndaluar ekstradimin për shkak të natyrës politike të çështjes për të cilën kërkohej në vendin e tij. 57-vjeçari disponon edhe pasaportë izraelite teksa bëhet me dije se vendet e Bashkimit Europian e kanë refuzuar arrestimin e tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT