“Erdgysi donte që trupat të varroseshin të gjithë së bashku”/ Flet avokati i Erdgys Arrazit: Është gjendur një recetë ilaçesh…

Ka folur ditën e sotme në “Shqipëria Live” avokati i Erdgys Arrazi, Blerim Bazhdari, i cili ka konfirmuar se gjendja psikologjike e klientit të tij është shumë e rënduar.

Ndër të tjera Bazhdari ka konfirmuar se Erdgys Arrazi nuk ka marrë pjesë në varrimin e fëmijëve të tij edhe pse Prokuroria kishte dhënë leje.

“Nuk ka folur shumë sepse është në gjëndje të rënduar psikologjike. Nga ana e forcave të policisë nuk është bërë e mundur lejimi në varrimin e 2 fëmijëve. Dëshira e tij është që të merrte pjesë në varrimin e dy fëmijëve.

Ajo është një recetë e gjendur në sendet familjare të familjes sepse nuk është meduar të gjendet një recete apo raportet që janë marrë më herët.

Nga ana e familjarëve mendohet se ka dhe receta të tjera dhe do gjenden. Nuk besoj se janë dhenë nga I njëjti mjek.

Ergysi është në gjëndje të rënduar psikologjike dhe ska folur shumë. Ai ka patur dëshirë që edhe varri I bashkëshortes të jetë pranë fëmijëve, nuk ka dahur që t’I ndajë.

Në momentin që I ka ndodhur kjo gjë kaq e rëndë, nuk mund ta pyes klientin tim për cështje të tilla teknike.”- tha për ‘Shqipëria Live” Blerim Bazhdari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT