“Fëmija ka lindur i vdekur”/ Rama kujton vitet ’90 dhe ndarjen me PD: Berisha s’donte të lironte nga burgu…

Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në episodin e 17-të të sezonit të 3-të, të PodKastit FLASIM, të titulluar “Ancora Vivo”, këngëtarin Frederik Ndoci.
Rama bashkë me Ndocin kujtuan momentet kur të dy atëherë studentë në Universitetin e Arteve u bashkuan në lëvizjen studentore të viteve 1990 e cila ngriti krye për herë të parë në historinë 46-vjeçare të komunizmit, kundra regjimit famëkeq.
Rama po ashtu kujtoi nxiti firmosjen e një peticioni ndaj Ramiz Alisë ku kërkohej të dënohej figura e Enver Hoxhës si dhe të liroheshin të burgosurit politikë. Ai tha se Berisha nuk donte, këtu nisi ndarja.
“Sollëm Kasem Trebeshinën, i pari i burgosur politik që e shihnim si person real. Se partia e Ritës ishte kundër. Jashtë ishin makinat e degës së brendshme. U thashë të lutem mos ikni pa firmosur peticionin për presidentin Ramiz Alinë në atë kohë. Të rishikohet figura e Enver Hoxhës dhe të lirohen të burgosurit politik. Aty ishin 700 vetë. Peticioni u firmos nga 200 vetë. E çuam tek Presidenca, më pas e çuam tek Rilindja Demokratike, që nuk e botoi. Më pas lideri legjendar i Ritës kur kemi qenë tek Stadiumi, tha: ju nuk keni vend këtu se doni të nxirrni llumin e shoqërisë nga burgu, të burgosurit politikë dhe Kasëm Trebeshina i shkretë tha atëherë tha: Ikim se fëmija paska lindur I vdekur”, tregoi Rama.