FOTO LAJM: Me parulla ‘Lironi Belerin’, antimiting Ramës në Athinë

Rreth 20 qytetarë grek dhe shqiptarë kryesisht nga Himara kanë protestuar ndaj vizitës së kryeministrit Edi Rama në Athinë.
Organizatori i tyre eshte dega e Rithemelimit në Athinë, ndërsa bien me sy parrullat ‘Lironi Belerin’.
Sakaq, emigrantët shqiptarë janë mbledhur në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë, ku presin kryeministrin Edi Rama.
Shqiptarët shihen me flamuj në duar e në sfond ka këngë me motive patriotike.
Qeveria greke pavarësisht rezervave për mbajtjen e këtij takimi përpara zgjedhjeve europiane të 9 qershorit, ka marre masa për mbarëvajtjen e tij.
Pas Athinës Rama do të jetë në Milano, Londër dhe Duseldorf për t’u takuar me shqiptarët që jetojnë në Itali, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermani.